Ligj

PËR ZONAT E LIRA

Ligji nr. 8072, datë 15 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8072
Data e miratimit
15 shkurt 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 1 prill 1996
Hyn në fuqi
1 maj 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1996-04-01

LIGJ

Nr.8072, datë 15.2.1996

PËR ZONAT E LIRA

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj rregullon krijimin e zonave të lira, mënyrën e përcakti mit të trojeve dhe kufijve,

administrimin, përcaktimin e objekteve të veprimtarive dhe shfrytëzimin e tyre, me qëllim që të

zhvillohen investimet e reja dhe prodhimi për eksport, të shpej tohen hyrjet e mallrave dhe kapitaleve,

të futet teknologjia e përparuar, të krijohen vende të reja pun e dhe të përfitohet nga mundësitë e

financimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.

Neni 2

Përkufizime

Për zbatimin e këtij ligji termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

- “Zonë e lirë” kuptohen sipërfaqe terrenesh, ndërtesash e obje ktesh të veprimtarive tregtare,

prodhuese e të shërbimeve, të cilat konsiderohen jashtë territo rit doganor të Republikës së Shqipërisë

dhe drejtohen në bazë të dispozitave të këtij ligji.

- “Zhvillues” është subjekti privat a shtetëror, vendas ose i huaj, i cili zhvillon funksionimin e

zonës së lirë.

- “Përdorues” është subjekti privat a shtetëror, vendas ose i huaj, i pajisur me lejen përkatëse

dhe që ushtron veprimtari ekonomike në zonën e lirë.

Neni 3

Llojet e zonave të lira

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.