PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7958, DATË 5.7.1995 “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RIVLERËSIMIN DHE RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE”
Ligji nr. 8071, datë 15 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8071
- Data e miratimit
- 15 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 22 mars 1996
- Hyn në fuqi
- 15 shkurt 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1996-03-22
LIGJ
Nr.8071, datë 15.2.1996
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7958, DATË 5.7.1995 “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN
NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RIVLERËSIMIN DHE RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË
PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE”
Në mbështetje të neneve 16 e 17 të ligjit nr.7491, datë 29.4.19 91 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ne ni n 1 , pi ka 3 e ligjit nr.7958, datë 5.7.1995 “ Për disa shtesa në ligjin nr.7745, datë
26.7.1993 “Për rivlerësimin dhe rishpërndarjen në vlerë të pasu risë së ish-kooperativave bujqësore”,
fjalia "vjelja dhe rishpërndarja realizohet brenda muajit shtator 1995" zëvendësohet me fjalinë: “Vjelja
dhe rishpërndarja realizohet deri më 1 shtator 1996. Shumat e arkëtuara deri tani nga kamatëvonesat u
kthehen personave përkatës".
Pas paragrafit të parë të pikës 3 të nenit 1 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
“Likuidimi i detyrimeve financiare nga personat juridikë a fizikë që kanë blerë objekte të
pasurisë së patundshme të ish-kooperativave bujqësore të bëhet brenda afatit të përcaktuar në
paragrafin e parë të kësaj pik e. Pas këtij afati këshilli i kom unës ka të drejtë që këtë pasuri ta shesë në
ankand për llogari të rivlerësimit e rishpërndarjes në vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.