Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”

Ligji nr. 8067, datë 15 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8067
Data e miratimit
15 shkurt 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 22 mars 1996
Hyn në fuqi
6 prill 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1996-03-22

LIGJ

Nr.8067, datë 15.2.1996

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E

NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarr jeve shtetërore në shoqëri

tregtare”, paragrafi i parë i nenit 7 ndryshohet si vijon:

“Regjistrimi i shoqërive që krijohen nga transformimi i ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri

tregtare, duhet të kryhet gjer më 30.6.1996”.

Neni 2

Paragrafi i fundit i nenit 8 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 109 i ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, nuk zbatohet për rastet kur

të punësuarit e shoqërisë janë bërë njëherazi edhe aksionistë të saj, si pasojë e shitjes së aksioneve të

shtetit”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1387, datë 29.2.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.