PËR KAMBIALIN DHE PREMTIM-PAGESËN
Ligji nr. 8077, datë 22 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8077
- Data e miratimit
- 22 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 15 prill 1996
- Hyn në fuqi
- 30 prill 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1996-04-15
LIGJ
Nr.8077, datë 22.2.1996
PËR KAMBIALIN DHE PREMTIM-PAGESËN
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
TITULLI I
KAMBIALI
KREU I
EMETIMI DHE FORMA E KAMBIALIT
Neni 1
Kambiali përmban:
1. Termin “kambial” të shkruar në trupin e instrumentit dhe të shprehur në gjuhën e përdorur
për hartimin e këtij instrumenti.
2. Një urdhër të pakushtëzuar për të paguar një shumë të caktuar parash.
3. Emrin e personit që është i detyruar të paguajë kambialin (pritësi).
4. Një deklaratë të kohës së pagesës.
5. Një deklaratë të vendit ku kryhet pagesa.
6. Emrin e personit të cilit ose të cilëve u kryhet urdhër-pagesa.
7. Një deklaratë të datës dhe vendit ku emetohet kambiali.
8. Nënshkrimin e personit që emeton kambialin (lëshuesi).
Neni 2
Në qoftë se në një kambial nuk përmbushet ndonjë nga kërkesat e mësipërme, atëherë ky
kambial nuk është i vlefshëm si i tillë, përveç rasteve të dhëna në paragrafët e mëposhtëm.
Një kambial në të cilin nuk është përcaktuar koha e pagesës quhet si i pagueshëm “me të
parë”. Në mosplotësimin e kërkesave të nenit 1, vendi i pagesës do të konsiderohet vendi i përcaktuar
pranë emrit të pritësit, që në të njëjtën kohë është edhe vendi i vendbanimit të përhershëm të tij.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.