Ligj

PËR SISTEMIN BANKAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8075, datë 22 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8075
Data e miratimit
22 shkurt 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 12 prill 1996
Hyn në fuqi
1 mars 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1996-04-12

LIGJ

Nr.8075, datë 22.2.1996

PËR SISTEMIN BANKAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 16 e 17 të ligjit nr.7491, datë 29.4.19 91 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni l

1. Ky ligj do të zbatohet për bankat dhe për institucionet financiare, që kryejnë veprimtari

bankare, me përjashtim të subjekteve që , në bazë të natyrës a madhësisë së veprimtarisë dhe origjinës

së burimeve të mjeteve të tyre, do të përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji në tërësi a pjesërisht nga

Banka e Shqipërisë.

2. Banka e Shqipërisë, me akt nënligjor, i bën institucionet financiare që nuk janë banka dhe

që nuk kryejnë veprimtari bankare, subjekt të dispozitave të nxjerra prej saj, në zbatim të këtij ligji.

3. Institucionet financiare dhe subjektet e tjera që shkelin di spozitat e nenit 5 do të jenë objekt

i kreut VII të këtij ligji.

Neni 2

Përkufizime

Përveçse kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj, me termat e mëposhtme do të kuptojmë:

“Administrator” nënkupton çdo person zyrtar të një institucioni financiar që kryen veprimtari

bankare, ose person tjetër juridik, duke përfshirë çdo anëtar të këshillit të drejtuesve ose të komitetit të

kontrollit dhe më tej çdo person që i vetëm ose bashkë me një a më shumë persona të tjerë ka autoritet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.