PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8076, datë 22 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 6 gusht 1997.
- Numri
- 8076
- Data e miratimit
- 22 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 12 prill 1996
- Hyn në fuqi
- 1 mars 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1996-04-12
LIGJ
Nr.8076, datë 22.2.1996
PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipër isë dhe vepron në përputhje
me dispozitat e këtij ligji.
Banka e Shqipërisë është person juridik i pavarur me qendër në Tiranë.
Banka e Shqipërisë gëzon të drejtën:
a) Të lidhë kontrata dhe të emetojë obligacione.
b) Të nxjerrë akte nënligjore.
c) Të blejë, të ketë e të përdorë dhe të zotërojë pasuri të lua jtshme ose të paluajtshme që i
shërbejnë veprimtarisë së saj.
Neni 2
Banka e Shqipërisë përgjigjet para Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe në intervale 6-mujore pas kësaj,
Banka e Shqipërisë i dorëzon Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave një deklaratë për politikën
monetare, të cilën e boton. Në këtë deklaratë përmbahen:
a) vlerësimi i politikës monetare të zbatuar nga Banka e Shqipë risë për periudhën e
mëparshme:
b) politika monetare që do të ndiqet nga Banka e Shqipërisë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm;
c) parimet për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare për një periudhë që e cakton Banka
e Shqipërisë.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 21 dhjetor 1996 · 8173 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 “PËR BANKËN E SHQIPËRISË”
- 6 gusht 1997 · 8230 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8173, DATË 21.12.1996 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.