Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore "CEEPUS IV"
Ligji nr. 19/2024, datë 22 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 19/2024
- Data e miratimit
- 22 shkurt 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 13 mars 2024
- Hyn në fuqi
- 28 mars 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2024-03-13
LIGJ
Nr. 19/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NË LIDHJE ME PROGRAMIN
E SHKËMBIMIT TË STUDIMEVE UNIVERSITARE NË EVROPËN QENDRORE
“CEEPUS IV”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën
Qendrore “CEEPUS IV”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 22.2.2024.
Shpallur me dekretin nr. 98, datë 5.3.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
MARRËVESHJE
NË LIDHJE ME PROGRAMIN E SHKËMBIMIT TË EVROPËS QENDRORE PËR
STUDIMET UNIVERSITARE (“CEEPUS IV”)
Palët kontraktuese të CEEPUS-it ndajnë vizionin e mëposhtëm:
- ndjekjen e së vërtetës, rolin thelbësor të shkencës në krijimin e qytetërimit dhe transmetimin e
njohurive nga brezi në brez si një veprimtari tejet e nderuar njerëzore;
- shkëmbimin akademik rajonal si një instrument të rëndësishëm për të sfiduar stereotipat e ndërsjellë,
- bashkëpunimin akademik afatgjatë nëpërmjet rrjeteve universitare me tematikë specifike të një cilësie
të lartë, duke ofruar kuadrin e duhur për lëvizshmërinë e studentëve, studentëve të doktoratës, kërkuesve,
mësuesve akademikë dhe personelit universitar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.