PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7788, DATË 9.2.1994 DHE NR.7899, DATË 2.2.1995
Ligji nr. 8079, datë 29 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8079
- Data e miratimit
- 29 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 15 prill 1996
- Hyn në fuqi
- 30 prill 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1996-04-15
LIGJ
Nr.8079, datë 29.2.1996
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E
TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7788, DATË
9.2.1994 DHE NR.7899, DATË 2.2.1995
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4 .1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese” me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7777, datë 22.12.1993, në nenin 7 në pjesën “Për taksat nacionale” shkronjat “C”
dhe “GJ” ndryshohen si më poshtë:
“C”. Taksa për qarkullimin rrugor caktohet në masën 16% mbi çmi min e shitjes me pakicë të
benzinës dhe gazoilit.
“GJ”. Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti caktohet:
1. Për dëshmitë e grupit A.............2000 lekë
2. Për dëshmitë e grupit B.............3000 lekë
3. Për dëshmitë e grupit C.............3000 lekë
4. Për dëshmitë e grupit D.............2000 lekë
5. Për dëshmitë e grupit E.............2000 lekë
6. Për dëshmitë e grupit F.............3000 lekë
Në qoftë se dëshmia e grupit C merret nga grupi B taksa për paj isjen me dëshmi për drejtim
automjeti do të jetë 1000 lekë”.
Neni 2
Në nenin 8 pas fjalisë “Taksat arkëtohen nga organi që kryen shërbimin, të shtohen fjalët “dhe
derdhen 100 për qind në buxhet” dhe fjala “ju lihet” të zëvendësohet me fjalën “ju jepet”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.