PËR LETRAT ME VLERË
Ligji nr. 8080, datë 1 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 shkurt 2001.
- Numri
- 8080
- Data e miratimit
- 1 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 1 prill 1996
- Hyn në fuqi
- 16 prill 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1996-04-01
LIGJ
Nr.8080, datë.1.3.1996
PËR LETRAT ME VLERË
Në mbështetje të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është krijimi i sigurisë për investitorët e letrave me vlerë nëpërmjet krijimit
të një Komisioni të Letrave me Vlerë, rregullimit të tregut të letrave me vlerë dhe të veprimtarisë së
subjekteve që përfshihen në tregtimin e tyre, si dhe nëpërmjet kontrollit të emetimit publik dhe
tregtimit të letrave me vlerë.
Neni 2
Përkufizime
1. Në këtë ligj, përveç rasteve kur konteksti parashikon ndryshe:
“Njoftim“, nënkupton çdo formë publiciteti, qoftë në një botim, me anë të vendosjes së
shpalljeve, qarkoreve apo dokument eve të ngjashme, me anë të pa raqitjes së fotografive apo filmave
kinematografikë, me anë të transmetimeve radiotelevizive, me an ë të shpërndarjes së regjistrimeve,
apo në tjetër mënyrë;
“Bord”, në lidhje me tregun e letrave me vlerë, nënkupton organin drejtues për kohën e
veprimit të këtij tregu;
“Komision”, nënkupton Komisionin e Letrave me Vlerë të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji;
“Shoqëri tregtare”, nënkupton një shoqëri aksionare të krijuar në përputhje me ligjin nr.7638,
datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 5 dhjetor 1996 · 8168 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8080, DATË 1.3.1996 “PËR LETRAT ME VLERË”
- 22 shkurt 2001 · 8745 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8080, DATË 1.3.1996 “PËR LETRAT ME VLERË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8168, DATË 5.12.1996
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.