PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT
Ligji nr. 8081, datë 7 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 janar 2001.
- Numri
- 8081
- Data e miratimit
- 7 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 17 prill 1996
- Hyn në fuqi
- 2 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1996-04-17
LIGJ
Nr.8081, datë 7.3.1996
PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme lidhur m e sipërmarrjet në sigurime dhe
pikërisht ato që kanë të bëjnë:
a) Me ushtrimin e veprimtarive të sigurimeve të drejtpërdrejta të cilat kanë për objekt grupet e
sigurimeve për jetën ose grupet e sigurimeve të tjera të quajtura më poshtë sigurime për dëme, që
parashikohen në shtojcën e këtij ligji.
b) Me ushtrimin e veprimtarive që kanë për objekt risigurimet.
c) Me mbikëqyrjen nga ana e shtetit të shoqërive dhe enteve lig jore të tjera që marrin përsipër
e ushtrojnë një veprimtari sigurimi dhe/ose risigurimi.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllime të këtij ligji:
a) "Shoqëri" do të thotë një shoqëri tregtare apo një ent ligjor tjetër që ushtron veprimtari
sigurimi ose risigurimi, të natyrës së parashikuar në këtë ligj.
b) "Degë" do të thotë një degë, një agjenci ose një përfaqësi e vendosur në territorin e
Republikës së Shqipërisë nga një shoqëri e huaj, nëpërmjet së cilës kjo e fundit ushtron veprimtari
sigurimi dhe/ose risigurimi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 11 shkurt 1999 · 8458 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”
- 27 prill 2000 · 8606 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8458, DATË 11.2.1999
- 18 janar 2001 · 8728 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8458, DATË 11.2.1999 DHE ME LIGJIN NR.8606, DATË 27.4.2000
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.