Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore

Ligji nr. 24/2024, datë 21 mars 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2024
Data e miratimit
21 mars 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 11 prill 2024
Hyn në fuqi
26 prill 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2024-04-11

LIGJ

Nr. 24/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE

PROFESIONALE TË INFERMIERËVE, VETERINERËVE, FARMACISTËVE

DHE MAMIVE NË KONTEKSTIN E MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË

TË EVROPËS QENDRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve,

farmacistëve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore sipas

tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 21.3.2024.

Shpallur me dekretin nr. 138, datë 8.4.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE PROFESIONALE TË INFERMIERËVE,

VETERINERËVE, FARMACISTËVE DHE MAMIVE NË KONTEKSTIN E MARRËVESHJES

SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE

Preambulë

Përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës1, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut

dhe Serbisë (në vijim bashkërisht “Palët” dhe individualisht “Pala”),

në kontekstin e integrimit ekonomik, në përputhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës

Qendrore (“CEFTA”) 2006, në përputhje me nenin V të Marrëveshjes së Përgjithshme për Tregtinë e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.