PËR SHËRBIMIN CIVIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8095, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 mars 1998.
- Numri
- 8095
- Data e miratimit
- 21 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 7 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 22 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1996-05-07
LIGJ
Nr.8095, datë 21.3.1996
PËR SHËRBIMIN CIVIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ligji për shërbimin civil në Republikën e Shqipërisë rregullon marrëdhëniet juridike të punës
të punonjësve të administratës publike, qendrore dhe lokale dhe të institucioneve buxhetore, të cilat
nuk rregullohen me ligje të veçanta ose me Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Shërbimi civil
Në shërbimin civil të Republikës së Shqipërisë bëjnë pjesë:
1. Funksionarët politikë, pozita juridike e të cilëve përcaktohet me ligje të veçanta dhe me
dispozitat e kreut të dytë të këtij ligji.
2. Nëpunësit civilë, të cilët ushtrojnë në administratën publik e detyra me karakter drejtues,
organizativ, kontrolli dhe ekzekutiv. Në varësi nga rrethi i kompetencave dhe i detyrave të përcaktuara
në strukturën organizative të adm inistratës publike, të cilave u përgjigjet një nivel i caktuar i pagave e
pensioneve, nëpunësit civilë ndahen në nëpunës të nivelit të lartë drejtues, nëpunës të nivelit të mesëm
drejtues, nëpunës të nivelit të ulët drejtues dhe në specialistë. Pozita juridike e nëpunësve për të gjitha
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 mars 1998 · 8300 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8095, DATË 21.3.1996 “PËR SHËRBIMIN CIVIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.