PËR LARGIMIN PUBLIK TË MBETURINAVE
Ligji nr. 8094, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8094
- Data e miratimit
- 21 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 7 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 22 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1996-05-07
LIGJ
Nr.8094, datë 21.3.1996
PËR LARGIMIN PUBLIK TË MBETURINAVE
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit urban nga ndotja me mbeturina, si dhe largimin publik të
tyre në brendësi të territoreve bashkiake e të komunave, sipas vijave kufizuese që janë në juridiksionin
e çdo bashkie e komune.
Ai synon gjithashtu disiplinimin e shërbimeve publike për pastrimin e mbeturinave të qyteteve
(dorëzimin, mbledhjen, fshirjen dhe grumbullimin) brenda perimetrit të territoreve të mësipërme.
Neni 2
Pronësia
Të gjitha llojet e mbeturinave, sipas përcaktimit të bërë në këtë ligj, pas dorëzimit të tyre janë
pronë shtetërore.
Neni 3
Parime të përgjithshme
Shërbimi i pastrimit të mbeturinave respekton këto parime të përgjithshme:
1. Mënjanimin e çdo dëmi a rreziku për shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e jetës së personit.
2. Garantimin e kërkesave higjieniko-shëndetësore dhe çdo rrezik ndaj ndotjes së ajrit, ujit,
tokës e nëntokës.
3. Të ruajë e të mbrojë faunën e florën dhe degradimin e mjedisit e të peizazhit.
Neni 4
Përkufizime
Sipas këtij ligji termat vijues kuptohen si vijon:
1. “Mbeturina” janë lëndët ose objektet që dalin nga veprimtari a njerëzore ose ciklet natyrore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.