PËR REZERVAT UJORE
Ligji nr. 8093, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 4 nëntor 2010.
- Numri
- 8093
- Data e miratimit
- 21 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 6 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 21 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1996-05-06
LIGJ
Nr.8093, datë 21.3.1996
PËR REZERVAT UJORE
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuse”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim:
a) të sigurojë ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin sa më raci onal të rezervave ujore, të
domosdoshme për jetën dhe për zhvillimin socialekonomik të vendit;
b) të sigurojë shpërndarjen drejt të rezervave ujore, sipas qëllimeve të përdorimit dhe drejtimin
e administrimin e efektshëm të tyre;
c ) të sigurojë mbrojtjen e rezervave u jo re nga ndotjet, sh përdorimet dhe harxhimet mbi
nevojat faktike;
ç) të përcaktojë kuadrin institucional në nivel kombëtar e në nivel basenesh, për vënien në jetë
të një politike kombëtare lidhur me drejtimin dhe administrimin e burimeve ujore në të mirë të
popullsisë dhe interesave sociale e ekonomike të vendit.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
1. “Rezervat ujore” janë të gjitha ujërat e brendshme detare, sipërfaqësore e nëntokësore, së
bashku me shtresat ujëmbajtëse dhe reshjet atmosferike nën juridiksionin dhe kontrollin e Republikës
së Shqipërisë.
2. “Shtrati natyror i rrjedhës së përhershme a të përkohshme” është pjesa e tokës që mbulohet
nga uji deri në nivelin maksimal të moskapërderdhjes anash.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 15 korrik 1998 · 8375 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 "PËR REZERVAT UJORE"
- 20 prill 2000 · 8605 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”
- 1 shkurt 2001 · 8736 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8605, DATË 20.4.2000
- 3 dhjetor 2007 · 9837 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996“PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR
- 4 nëntor 2010 · 10345 · PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.