Ligj

PËR KINEMATOGRAFINË

Ligji nr. 8096, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 3 mars 2005.

Numri
8096
Data e miratimit
21 mars 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 7 maj 1996
Hyn në fuqi
22 maj 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1996-05-07

LIGJ

Nr.8096, datë 21.3.1996

PËR KINEMATOGRAFINË

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Dispozita të përgjithshme

Ky ligj përcakton bazat dhe parimet e organizimit, drejtimit dhe zhvillimit të kinematografisë

(si forma e të shprehurit artistik) dhe mbështetjen ekonomike nga shteti.

Neni 2

Për efektet e këtij ligji bëhen këto përkufizime:

- Film quhet prodhimi audovizual që përmban një sasi planesh filmike të ndërlidhura, të

shoqëruara me zë ose jo, të cilat krijojnë efektin e lëvizjes, duke pasur një harmoni unikale ndërmjet

formës dhe përmbajtjes.

- Autor është ai person që ka një ide dhe atë e realizon në fus hën e prodhimit kinematografik.

Autorë janë regjisori, skenaristi dhe kompozitori.

- Kopje e filmit është një objekt material, në të cilin prodhim i ka marrë një formë të fiksuar

me njërën prej teknikave të njohura dhe që producenti e ka materializuar për herë të parë.

- Shfaqje publike është projektimi i kopjeve në të gjitha tekni kat e mundshme nëpërmjet

aparaturave në çfarëdo vendi, para një grupi njerëzish të pranishëm, jo në mjedis familjar.

- Distribucioni (shpërndarja) është shitja, blerja, këmbimi, dh urimi dhe qiramarrja e kopjes se

filmit, brenda dhe jashte vendit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 3 mars 2005 · 9353 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8096, DATË 21.3.1996 "PËR KINEMATOGRAFINË"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.