PËR SHËNDETIN MENDOR
Ligji nr. 8092, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8092
- Data e miratimit
- 21 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 6 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 21 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1996-05-06
LIGJ
Nr.8092, datë 21.3.1996
PËR SHËNDETIN MENDOR
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Mbrojtja e shëndetit mendor sigurohet nga strukturat e administ ratës shtetërore dhe
institucionet publike e private të caktuara për këtë qëllim. Shoqatat, fondacionet, organizatat bamirëse,
organizmat e tjerë joqeveritarë, si dhe grupimet e pacientëve a familjarëve të tyre, ndihmojnë në
mbrojtjen e shëndetit mendor.
Neni 2
Mbrojtja e shëndetit mendor realiz ohet nëpërmjet sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe të një
mjedisi social të përshtatshëm për të sëmurët mendorë, si dhe nëpërmjet ndjekjes së një politike
parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor.
Neni 3
Politika parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor mbështetet në:
1. Zbatimin e parimeve të mbrojtjes së shëndetit mendor në inst itucionet arsimore,
shëndetësore, qendrat e punës dhe repartet ushtarake.
2. Ngritjen e institucioneve parandaluese dhe këshilluese.
3. Mbështetjen e organizmave dhe iniciativave në fushën e kujdesit të shëndetit mendor.
4. Përfshirjen e elementeve të kujdesit shëndetësor mendor në programet e formimit për
personat që punojnë në sektorët e arsimit, përkujdesjes shoqëro re, shëndetësisë, administratës,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.