PËR SHOQËRITË KURSIM - KREDI
Ligji nr. 8089, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8089
- Data e miratimit
- 21 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 6 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 21 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1996-05-06
LIGJ
Nr.8089, datë 21.3.1996
PËR SHOQËRITË KURSIM - KREDI
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizim
Shoqëritë kursim-kredi (SHKK) janë bashkime vullnetare të personave fizikë ose juridikë për
kryerjen e veprimeve kursim-kredi, kryesisht për mbledhjen e kursimeve të anëtarëve dhe për dhënien
atyre të kredive. Fitimi që krijohet nuk u ndahet anëtarëve të shoqërisë, por shërben për zhvillimin e
veprimtarisë së saj.
Neni 2
Ligjet e referimit
Shoqëritë kursim-kredi (SHKK) rregullohen nga dispozitat e këtij ligji dhe bazohen në parimet
e ligjit për shoqëritë e bashkëpuni mit reciprok. Për shoqëritë kursim-kredi (SHKK) nuk zbatohet ligji
për sistemin bankar.
Neni 3
Pavarësia në marrjen e vendimeve
Shoqëritë kursim-kredi (SHKK) janë të lira të ushtrojnë veprimt arinë e tyre e të marrin
vendimet përkatëse, brenda kuadrit të akteve ligjore e nënligjore.
Neni 4
Personaliteti juridik
SHKK janë persona juridikë. Ato kanë zotësi të plotë juridike për të vepruar dhe aftësi për të
kryer veprimtari kursim-kredi, duke siguruar burimin e të ardhu rave financiare, me kusht që kjo
veprimtari të kryhet tërësisht me anëtarët bashkëpunues të shoq ërisë, me përjashtim të rasteve të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.