PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Ligji nr. 8090, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8090
- Data e miratimit
- 21 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 6 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 21 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1996-05-06
LIGJ
Nr.8090, datë 21.3.1996
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 “PËR REGJISTRIMIN
E PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të bëhen
këto ndryshime:
- Në nenin 1, paragrafi i pesëmbëdhjetë ndryshohet si vijon:
- “studim/rivelim”: përcaktimi i kufijve të një pasurie të paluajtshme.
- Në nenin 2, pas pikës “c” shtohet pika “d” me këtë përmbajtje:
d) Të gjitha informacionet që nuk janë të ndaluara me ligj si të kartelave, hartave treguese
të regjistrimit dhe dokumentet e dorëzuara për regjistrim vihen në dispozicion për çdo person që i
kërkon ato.
- Në nenin 3, pas paragrafit të dytë, shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
- Kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme të Republikës së Shqipërisë organizon dhe
drejton Zyrën Qendrore të Regjistr imit të Pasurive të Paluajtsh me dhe deri në funksionimin e
plotë të sistemit të regjistrimit varet nga Këshilli i Ministrave.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është person juridik, ka vulën e
vet dhe vendndodhjen në Tiranë.
- Në nenin 4, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.