Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021, "Për gardën e Republikës së Shqipërisë"

Ligji nr. 26/2024, datë 21 mars 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
26/2024
Data e miratimit
21 mars 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 65, 16 prill 2024
Hyn në fuqi
1 maj 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2024-04-16

LIGJ

Nr. 26/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 33/2021,

“PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e

mëposhtme:

Neni 1

Pika 4 e nenit 13 ndryshohet si më poshtë:

“4. Personalitetet e tjera, pas përfundimit të detyrës, gëzojnë të drejtën e mbrojtjes personale kur u

rrezikohet jeta ose shëndeti për shkak të detyrës që kanë kryer. Rregullat, procedura dhe kohëzgjatja e

mbrojtjes personale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Pika 3 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë:

“3. Personalitetet e tjera, pas përfundimit të detyrës, gëzojnë të drejtën për ruajtjen dhe mbrojtjen e

banesës kur u rrezikohet jeta ose shëndeti i tyre, ose i familjes së tyre për shkak të detyrës që kanë kryer.

Rregullat, procedura dhe kohëzgjatja e ruajtjes dhe e mbrojtjes së banesës përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Në nenin 17 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Ministri i propozon Kryeministrit

kandidatin për drejtor të përgjithshëm të Gardës së Republikës pas kryerjes së një procesi të konkurrimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.