PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8113, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 nëntor 2002.
- Numri
- 8113
- Data e miratimit
- 28 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 9 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 9 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09
LIGJ
Nr.8113, datë 28.3.1996
PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 16 e 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.19 91 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Presidentit të Republikës
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Dekoratat e nderit u jepen shteta sve shqiptarë ose të huaj, që shquhen për merita të veçanta
ndaj Republikës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare.
Neni 2
Dekoratat jepen nga Presidenti i Republikës.
Neni 3
Presidenti i Republikës jep këto dekorata:
1. Urdhri i Flamurit Kombëtar
2. Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
3. Urdhri "Nderi i Kombit"
4. Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës"
5. Urdhri "Nënë Tereza"
6. Urdhri "Naim Frashëri"
7. Medalja e Artë e Shqiponjës
8. Medalja "Martir i Demokracisë"
9. Medalja "Pishtar i Demokracisë"
10. Medalja "Për Shërbime Ushtarake"
Neni 4
Përshkrimi i dekoratave, rregullat dhe procedurat për propozimet dhe shqyrtimin e tyre
caktohen nga Presidenti i Republikës.
KREU II
MOTIVACIONET DHE KUSHTET E DHËNIES SË DEKORATAVE
Neni 5
Urdhri i Flamurit Kombëtar
U jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për merita të jashtëzakonshme për lartimin e kombit
shqiptar dhe të Shqipërisë. Ky urdhër do të jetë i artë.
Neni 6
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 prill 2001 · 8765 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8113, DATË 28.3.1996 “PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 14 nëntor 2002 · 8971 · Për disa shtesa në ligjin nr. 8113, datë 28.3.1996 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 8765, datë 2.4.2001
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.