PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Ligji nr. 8102, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 12 maj 2008.
- Numri
- 8102
- Data e miratimit
- 28 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 9 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 24 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09
LIGJ
Nr.8102, datë 28.3.1996
PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË
LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i këtij ligji
Qëllimi i këtij ligji është vendosja e një kuadri rregullator dhe ngritja e një Enti Rregullator të
Pavarur për furnizimin me ujë dhe largimin e përpunimin e ujëra ve të ndotura. Në këtë ligj
përcaktohen funksionet, kompetencat, procedurat dhe standardet nën të cilat ky Ent Regullator do të
operojë.
Një objektiv i rëndësishëm i këtij ligji është garantimi dhe mbrojtja e interesave publike nga
njëra anë dhe krijimi i një mjedisi transparent ligjor dhe rregullator që do të nxisë investimet private në
këtë sektor.
Neni 2
Përkufizime
1) Ligj është ligji për kuadrin rregullator të sektorit të furn izimit me ujë dhe largimit e
përpunimit të ujërave të ndotura (ujësjellës, kanalizime).
2) Ent Rregullator është institucioni i rregullimit të sektorit të furnizimit me ujë, të largimit
dhe përpunimit të ujërave të ndotura.
3) Komisioni do të kuptohet si Komisioni Kombëtar i Rregullimit që udhëheq Entin
Rregullator.
4) Ministri është Ministria e Ndërtimit dhe Turizmit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 mars 2005 · 9352 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 "PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA"
- 12 maj 2008 · 9915 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 “PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.