Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT TË UJËRAVE TË PËRDORURA

Ligji nr. 8103, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8103
Data e miratimit
28 mars 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 9 maj 1996
Hyn në fuqi
24 maj 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09

LIGJ

Nr.8103, datë 28.3.1996

PËR PRIVATIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË

DHE LARGIMIT TË UJËRAVE TË PËRDORURA

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet privatizimi i sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit të ujërave të

përdorura.

Neni 2

Privatizimit mund t’i nënshtrohen të gjitha pjesët përbërëse të sistemit të furnizimit me

ujë dhe të largimit të ujërave të përdorura, si dhe shërbimet që lidhen me to.

Neni 3

Procedurat, koha dhe mënyrat e privatizimit të shoqërive të sek torit të furnizimit me ujë

dhe largimit të ujërave të për dorura përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e

Ministrisë së Ndërtimit dhe Turizmit dhe të Ministrisë së Financave.

Formula e privatizimit të aseteve të ndërmarrjeve të sektorit të furnizimit me ujë dhe të

largimit të ujërave të përdorura do të miratohet me ligj të veçantë.

Neni 4

Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Këshillit të Ministrave, se ktorit privat në furnizimin

me ujë dhe largimin e ujërave të përdorura dhe konsumatorit bëhet nga Enti Rregullator,

veprimtaria e të cilit miratohet me ligj të veçantë.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.