Për sigurinë kibernetike
Ligji nr. 25/2024, datë 21 mars 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 25/2024
- Data e miratimit
- 21 mars 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 18 prill 2024
- Hyn në fuqi
- 3 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2024-04-18
LIGJ
Nr. 25/2024
PËR SIGURINË KIBERNETIKE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve publike dhe private, të cilat administrojnë infrastruktura të informacionit, rrjetet e komunikimit dhe sistemet e tyre, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.
2. Ky ligj gjithashtu përcakton:
a) autoritetin përgjegjës për sigurinë kibernetike në Republikën e Shqipërisë, i cili është edhe pika e vetme e kontaktit për çështje të sigurisë kibernetike, si dhe institucionet e tjera përgjegjëse të sigurisë dhe mbrojtjes, që ndërveprojnë për çështjet e sigurisë kibernetike në vend;
b) ekipet e përgjigjes ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike, si: CSIRT-in Kombëtar, CERT-in, CSIRT-et sektoriale;
c) autoritetin përgjegjës për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike;
ç) masat e sigurisë kibernetike dhe masat e menaxhimit të rrezikut të sigurisë kibernetike, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga subjektet e përmendura në anekset I dhe II të këtij ligji;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.