Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
Ligji nr. 23/2024, datë 21 mars 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 23/2024
- Data e miratimit
- 21 mars 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 11 prill 2024
- Hyn në fuqi
- 26 prill 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2024-04-11
LIGJ
Nr. 23/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË
DHE KËRKIMIT SHKENCOR
Në mbështetje të neneve 78, 83 e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor sipas tekstit që
i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 21.3.2024.
Shpallur me dekretin nr. 137, datë 8.4.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram
Begaj.
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e
Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Arsimit,
Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në vijim referuar si “Palët”, me besimin se bashkëpunimi
dypalësh në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet dy
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.