Ligj

Për burimet ujore

Ligji nr. 29/2024, datë 4 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 21 maj 2026.

Numri
29/2024
Data e miratimit
4 prill 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 25 prill 2024
Hyn në fuqi
25 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2024-04-25

LIGJ

Nr. 29/2024

PËR BURIMET UJORE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e burimeve ujore dhe përmirësimi i mjedisit ujor të Republikës së

Shqipërisë, duke siguruar ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin sa më racional të tyre, të domosdoshme

për jetën dhe për zhvillimin social-ekonomik të vendit.

Neni 2

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i kuadrit ligjor dhe institucional për administrimin dhe menaxhimin

e burimeve ujore, me synim:

a) mbrojtjen, përmirësimin dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të statusit të ekosistemeve

ujore lidhur me nevojat e tyre për ujë, ekosistemeve tokësore dhe ligatinave, që janë në varësi të

drejtpërdrejtë nga këto ekosisteme;

b) promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të ujit, bazuar në mbrojtjen afatgjatë të burimeve ujore

të disponueshme;

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

- Direktivën 2000/60/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 23 tetor 2000, “Për krijimin e një kuadri për veprimin

e komunitetit në fushën e politikës së ujërave”, e ndryshuar. Numri CELEX 32000L0060, Fletorja Zyrtare e Bashkimit

Evropian, seria L, nr. 327, datë 22.12.2000, faqe 1–73.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 maj 2026 · 54/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.