Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË PËR RIKONSTRUKSIONIN E AEROPORTIT TË RINASIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM E ZHVILLIM “KFV” DHE ME PJESËMARRJEN E ALBTRANSPORTIT-TIRANA”

Ligji nr. 8132, datë 22 korrik 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8132
Data e miratimit
22 korrik 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 12 gusht 1996
Hyn në fuqi
12 gusht 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1996-08-12

LIGJ

Nr.8132, datë 22.7.1996

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË PËR RIKONSTRUKSIONIN E

AEROPORTIT TË RINASIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM E ZHVILLIM “KFV” DHE ME

PJESËMARRJEN E ALBTRANSPORTIT-TIRANA”

Në mbështetje të nenit 28 pika 19 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e Huasë për Rikonstruksionin e Aeropor tit të Rinasit, e lidhur

ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë, përfaqësuar nga Banka e Shqipërisë dhe Bankës

Gjermane “KFV”, si dhe me pjesëmarrjen e Albtransportit-Tirana, si agjenci e ekzekutimit të projektit

për shumën deri në 48 milionë DM.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1567, datë 31.7.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.