Ligj

PËR SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8136, datë 31 korrik 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 24 korrik 2014.

Numri
8136
Data e miratimit
31 korrik 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 30 gusht 1996
Hyn në fuqi
14 shtator 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1996-08-30

LIGJ

Nr.8136, datë 31.7.1996

PËR SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Presidentit të Republikës,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

QËLLIMI DHE DETYRAT E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Neni 1

Krijohet Shkolla e Magjistraturës, e cila është institucion publik buxhetor dhe gëzon cilësinë e

personit juridik.

Shkolla e Magjistraturës gëzon autonomi administrative, akademi ke dhe financiare për

realizimin e qëllimeve dhe të detyrave të caktura në këtë ligj.

Qendra e Shkollës së Magjistraturës është në Tiranë.

Neni 2

Shkolla e Magjistraturës siguron formimin profesional të magjistratëve (gjyqtarë, prokurorë).

Formimi profesional përfshin pro gramin formues fillestar me kar akter të detyruar të

kandidatëve për magjistratë dhe programin për perfeksionimin në vijimësi të magjistratëve.

Shkolla e Magjistraturës, sipas dispozitave të veçanta, merr përsipër formimin profesional të

punonjësve të administratës gjyqësore.

Neni 3

Të ardhurat dhe pasuria e Shkollës së Magjistraturës përbëhet:

a) nga të ardhurat që akordohen nga buxheti i shtetit; buxheti i Shkollës miratohet nga

Kuvendi Popullor me propozim të Këshillit të Ministrave;

b) nga dhurimet dhe të ardhurat që sigurohen nga donatorë të ndryshëm, vendas ose të huaj të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 maj 2005 · 9414 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8136, DATË 31.7.1996 "PËRSHKOLLËN E MAGJISTRATURËS TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
  2. 24 korrik 2014 · 97/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8136, DATË 31.7.1996, “PËR SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.