Ligj

PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.8068, DATË 15.2.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7572, DATË 10.6.1992 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PUSHTETIT LOKAL”

Ligji nr. 8138, datë 31 korrik 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8138
Data e miratimit
31 korrik 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 12 gusht 1996
Hyn në fuqi
31 korrik 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1996-08-12

LIGJ

Nr.8138, datë 31.7.1996

PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.8068, DATË 15.2.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË

LIGJIN NR.7572, DATË 10.6.1992 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E

PUSHTETIT LOKAL”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 1 të ligjit 8068, datë 15.2.1996 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7572, datë 10.6.1992

“Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal”, paragrafi i fundit, shtohet fraza:

“Në rast se këshilli i rrethit nuk arrin të zgjedhë kryetarin e ri brenda afatit të caktuar, Këshilli

i Ministrave cakton një të deleguar të tij për të kryer funksionet e kryetarit të këshillit të rrethit.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi më 31 korrik 1996.

Shpallur me dekretin nr.1574, datë 2 .8.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.