Për disa shtesa në ligjin nr. 15/2017, "Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë"
Ligji nr. 32/2024, datë 4 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2024
- Data e miratimit
- 4 prill 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 18 prill 2024
- Hyn në fuqi
- 3 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2024-04-18
LIGJ
Nr. 32/2024
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 15/2017, “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN
PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI
Në ligjin nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, bëhen
shtesat si më poshtë:
Pas nenit 12, “Ofruesit e AFP-së”, shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:
Neni 1
Neni 12/1
Programet e përbashkëta të studimit
1. Ministria përgjegjëse për AFP-në ose institucionet publike ofruese të AFP-së/Agjencia Kombëtare
e Punësimit dhe Aftësive, me qëllim rritjen e cilësisë dhe standardeve, të kualifikimeve profesionale, kanë
të drejtë të lidhin marrëveshje me institucione arsimore të huaja të njohura ndërkombëtare ose organizma
ndërkombëtarë për lëshimin e diplomave/certifikatave të përbashkëta ose të dyfishta nga institucionet
pjesëmarrëse.
2. Shpenzimet e mundshme për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, sipas rastit, përballohen nga fondet
buxhetore të miratuara për institucionet publike ofruese të AFP-së/Agjencia Kombëtare e Punësimit
dhe Aftësive ose burime të tjera të ligjshme, të rregulluara me udhëzim të ministrit përgjegjës për AFP-
në.
3. Efektet financiare për angazhimet në marrëveshje, kur mbulohen nga institucioni publik ofrues i
AFP-së/Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, sipas parashikimeve të marrëveshjes, në rastet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.