PËR DËRGIMIN E KOMPANISË PAQERUAJTËSE SHQIPTARE PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN E NATO-S “PËRPJEKJA E PËRBASHKËT” NË ISH-JUGOSLLAVI
Ligji nr. 8139, datë 5 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8139
- Data e miratimit
- 5 shtator 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 26 shtator 1996
- Hyn në fuqi
- 5 shtator 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1996-09-26
LIGJ
Nr.8139, datë 5.9.1996
PËR DËRGIMIN E KOMPANISË PAQERUAJTËSE SHQIPTARE PËR TË MARRË PJESË
NË OPERACIONIN E NATO-S “PËRPJEKJA E PËRBASHKËT” NË ISH-JUGOSLLAVI
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese” dhe të ligjit nr.7816, datë 20.4.1994 “Për ratifik imin e “Dokumentit Kuadër të
Partneritetit për Paqe” ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe O rganizatës së Traktatit të Atlantikut
Verior”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Kompania paqeruajtëse e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të dërgohet për
të marrë pjesë në operacionin e NATO-s “Përpjekja e Përbashkët” në ish-Jugosllavi, në zbatim të
marrëveshjes së Dejtonit.
Neni 2
Statusi i këtyre forcave do të jetë ai i përcaktuar në marrëves hjen SOFA, miratuar me ligjin
nr.8034, datë 22.11.1995 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërm jet palëve të Traktatit të Atlantikut të
Veriut lidhur me statusin e forcave”.
Neni 3
Ushtarakët që marrin pjesë në operacionin “Përpjekja e përbashkët”, për ditët e qëndrimit atje,
veç pagës mujore, do të marrin për vështirësi shërbimi edhe një shpërblim di t o r në masën që do të
caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 4
Ministria e Mbrojtjes të marrë të gjitha masat organizative e teknike për realizimin e detyrës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.