Ligj

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1578, DATË 13.8.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7599, DATË 2.9.1992 “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8020, DATË 1.11.1995"

Ligji nr. 8148, datë 11 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8148
Data e miratimit
11 shtator 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 9 tetor 1996
Hyn në fuqi
9 tetor 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1996-10-09

LIGJ

Nr.8148, datë 11.9.1996

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1578, DATË 13.8.1996 “PËR DISA

NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7599, DATË 2.9.1992 “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8020, DATË 1.11.1995"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet me ndryshime dekreti nr.1578, datë 13.8.1996 “Për dis a ndryshime në ligjin

nr.7599, datë 2.9.1992 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë ”, ndryshuar me ligjin nr.8020, datë

1.11.1995" si vijon:

1. Në nenin 9 të dekretit, paragrafi i parë, shifra “50 000 lekë” bëhet “500 000 lekë”.

2. Në nenin 10 të dekretit hiqet fjalia “Për pikën “b” të nenit 7 efektet financiare në mbajtjen e

detyrimit doganor fillojnë nga data 1 janar 1996".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1611, datë 19.9.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.