Ligj

PËR MIRATIMIN ME NJË SHTESË TË DEKRETIT NR.1420, DATË 20.3.1996 “PËR NËNSHKRIMIN E AKTEVE NDËRKOMBËTARE”

Ligji nr. 8146, datë 11 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8146
Data e miratimit
11 shtator 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 26 shtator 1996
Hyn në fuqi
26 shtator 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1996-09-26

LIGJ

Nr.8146, datë 11.9.1996

PËR MIRATIMIN ME NJË SHTESË TË DEKRETIT NR.1420, DATË 20.3.1996 “PËR

NËNSHKRIMIN E AKTEVE NDËRKOMBËTARE”

Në mbështetje të neneve 16 e 28 pika 19 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat

kryesore kushtetuese””,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Neni 1

Miratimin me një shtesë të dekretit nr.1420, datë 20.3.1996 “Për nënshkrimin e akteve

ndërkombëtare, me përmbajtjen e plotë si vijon:

"- Neni 1:

Nënshkrimi i traktateve, marrëveshjeve, protokolleve dhe akteve të tjera ndërkombëtare, në të

cilat subjekte janë shteti shqip tar, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, ministritë, institucionet

qendrore, si dhe organet e pushtetit lokal, mund të bëhet vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi i Ministrisë

së Punëve të Jashtme.

- Neni 2: Çdo dispozitë që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet.

- Neni 3: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë."

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1606, datë 17.9.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.