Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, "Për arkivat"

Ligji nr. 27/2024, datë 4 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
27/2024
Data e miratimit
4 prill 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 25 prill 2024
Hyn në fuqi
10 maj 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2024-04-25

LIGJ

Nr. 27/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9154, DATË 6.11.2003,

“PËR ARKIVAT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 9 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga:

a) Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;

b) arkivat e përhershëm, ku bëjnë pjesë:

i. Arkivi Qendror Shtetëror;

ii. arkivat shtetërorë të tipologjisë;

iii. arkivat shtetërorë të sistemit;

iv. arkivi i Kuvendit;

v. Arkivi Historik dhe Diplomatik i Republikës së Shqipërisë;

vi. arkivat shtetërorë vendorë;

c) arkivat në veprim, ku bëjnë pjesë:

i. arkivat qendrorë në veprim;

ii. arkivat në veprim të institucioneve shtetërore.

ç) arkivat privatë.”.

2. Pika 3 shfuqizohet.

Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 10

1. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar.

2. Ajo është person juridik publik, buxhetor në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë, si dhe ka

vulën e stemën e saj.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave drejtohet nga drejtori i përgjithshëm.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.