Ligj

PËR TË DREJTËN E TUBIMEVE

Ligji nr. 8145, datë 11 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8145
Data e miratimit
11 shtator 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 26 shtator 1996
Hyn në fuqi
26 shtator 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1996-09-26

LIGJ

Nr.8145, datë 11.9.1996

PËR TË DREJTËN E TUBIMEVE

Në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr.7691, datë 31.3.1993 “Për një shtojcë në ligjin nr.7491,

datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese””, kreu “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”,

si dhe të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispo zitat kryesore kushtetuese”, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë gjithë shtetasit, pa asnjë dallim për shkak të seksit, racës, ngjyrës,

gjuhës, besimit, etnisë, gjendjes ekonomike e financiare, arsim ore e sociale, të bindjeve politike,

përkatësisë prindërore ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, kanë të drejtë për tubime publike.

Neni 2

Në zbatim të këtij ligji me tubim do të kuptojmë grumbullimet, manifestimet, mbledhjet,

procesionet dhe parakalimet, në të cilat pjesëmarrësit shprehin lirisht dhe në mënyrë paqësore

pikëpamjet e tyre për çështjet që u interesojnë.

Neni 3

“Vende publike”, në kuptimin e këtij ligji, konsiderohen sheshet, bulevardet, rrugët dhe çdo

mjedis tjetër që shfrytëzohet lirisht për lëvizjet e qytetarëve e të automjeteve.

Neni 4

Për tubimet në vendet publike organizatorët detyrohen të kërkoj në lejen me shkrim të shefit të

komisariatit të policisë, në territorin e të cilit do të zhvillohen, jo më vonë se tri ditë përpara.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.