PËR miratimin me disa shtesa e ndryshime të dekretit nr.1579, datë 13.8.1996 “për ndërtimin E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 8144, datë 11 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8144
- Data e miratimit
- 11 shtator 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 26 shtator 1996
- Hyn në fuqi
- 11 shtator 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1996-09-26
LIGJ
Nr.8144, datë 11.9.1996
PËR MIRATIMIN ME DISA SHTESA E NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1579, DATË
13.8.1996 “PËR NDËRTIMIN E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 16 e 28 pika 19 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat
kryesore kushtetuese”,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Miratohet me disa shtesa e ndryshime dekreti nr.1579, datë 13.8 .1996 me titullin:”Për
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimet përkatëse në ligjet e
zgjedhjeve” dhe me përmbajtjen e plotë si më poshtë:
"- Neni 1:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë është organ përhershëm, i cili
organizon, drejton dhe kontrollon zhvillimin e zgjedhjeve në Re publikën e Shqipërisë, në përputhje
me dispozitat ligjore elektorale të shtetit shqiptar.
Në përputhje me dispozitat e ligjit nr.7556, datë 4.2.1992 “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor
të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8055, datë 1.2.1996, si dhe me dispozitat e ligjit
nr.7573, datë 16.6.1992 “Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
caktohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe 14
anëtarë.
- Neni 2:
Propozimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i dërgohen Presidentit të Republikës nga
Këshilli i Ministrave dhe partitë politike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.