Ligj

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1588, DATË 3.9.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8083, DATË 7.3.1996, NDRYSHUAR ME DEKRETIN NR.1511, DATË 29.6.1996"

Ligji nr. 8152, datë 12 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8152
Data e miratimit
12 shtator 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 9 tetor 1996
Hyn në fuqi
24 tetor 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1996-10-09

LIGJ

Nr.8152, datë 12.9.1996

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1588, DATË 3.9.1996 “PËR DISA

NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8083, DATË 7.3.1996, NDRYSHUAR ME

DEKRETIN NR.1511, DATË 29.6.1996"

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet me ndryshime dekreti nr.1588, datë 3.9.1996 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7678,

datë 3.3.1993 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar me ligjin nr.8083, datë 7.3.1996,

ndryshuar me dekretin nr.1511, datë 29.6.1996, si më poshtë:

- Në nenin 1 të dekretit bëhen këto ndryshime:

Në paragrafin me shkronjën a), rreshti i katërt:

“ - Letër cigare për shitje .................50” hiqet

- Pika c) bëhet: “pije joalkoolike, freskuese e të tjera”.

- Në pikën e) fjalët “Alkool etilik prodhim vendi” bëhen: “Alkool etilik i pastër importi”.

Paragrafi: “Për letrën e cigares, të importuar nga subjektet e ndryshme ekonomike që duhet

për nevojat e prodhimit, të mos zbatohet akciza në doganë”, hiqet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1614, datë 19.9.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.