Ligj

PËR NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7573 DATË 16.6.1992 “PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL”

Ligji nr. 8151, datë 12 shtator 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8151
Data e miratimit
12 shtator 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 26 shtator 1996
Hyn në fuqi
12 shtator 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1996-09-26

LIGJ

Nr.8151, datë 12.9.1996

PËR NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7573 DATË 16.6.1992 “PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE

TË PUSHTETIT LOKAL”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si vijon:

"Kanë të drejtën e votës shtetasit shqiptarë që ditën e zgjedhj eve kanë mbushur moshën 18

vjeç, me përjashtim të personave, të cilëve u është hequr me vendim të gjykatës zotësia për të vepruar.

Si rregull, e drejta e votës ushtrohet në territorin e komunës, të bashkisë ose të rrethit ku

zgjedhësi ka vendbanimin e tij."

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si vijon:

"Kanë të drejtë të zgjidhen anëtarë të këshillave lokale ose kryetarë komune a bashkie shtetasit

që gëzojnë të drejtën e votës.

Përjashtohen nga kjo e drejtë shtetasit që janë të arrestuar ose që janë duke vuajtur dënimin me

burg.

Për t’u zgjedhur kryetar bashkie duhet të përmbushen edhe kërke sat e ligjit nr. 8001, datë

22.9.1995 “Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për

motive politike, ideologjike e fetare”, si dhe të ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës

së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”".

Neni 3

Neni 4 shfuqizohet.

Neni 4

Neni 5 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.