PËR STATUSIN E JETIMIT
Ligji nr. 8153, datë 31 tetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 13 maj 2004.
- Numri
- 8153
- Data e miratimit
- 31 tetor 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 12 dhjetor 1996
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-12-12
LIGJ
Nr.8153, datë 31.10.1996
PËR STATUSIN E JETIMIT
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër
institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:
a) të lindurit jashtë martese;
b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit;
c) të cilëve me vendim të formës së prerë të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy
prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njerin prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.
Neni 2
Personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 1, përfitojnë nga ky status edhe pasi
kanë kaluar moshën 25 vjeç, nëse nuk janë trajtuar nga shteti me strehim dhe janë në kushte të vështira
jetese.
Kriteret për trajtimin e tyre dhe afatet kohore përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.
Neni 3
Vendosja e fëmijëve jetimë në ins titucionet shtetërore ose priv ate të përkujdesit shoqëror
bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
Neni 4
Institucionet që trajtojnë jetimë, duke përfshirë dhe ato arsim ore, janë të detyruara që me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 maj 2004 · 9233 · Për një shtesë të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.