PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8100, DATË 28.3.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1996 “PËR TARIFAT DOGANORE (NDRYSHUAR ME DISA LIGJE TË TJERA)”
Ligji nr. 8155, datë 31 tetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8155
- Data e miratimit
- 31 tetor 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 12 dhjetor 1996
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-12-12
LIGJ
Nr.8155, datë 31.10.1996
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8100, DATË 28.3.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË
LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1996 “PËR TARIFAT DOGANORE (NDRYSHUAR ME DISA
LIGJE TË TJERA)””
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8100, datë 28.3.1996, “Për disa ndryshime në ligjin nr.7609, datë 22.9.1996 “Për
tarifat doganore (ndryshuar me disa ligje të tjera)” në nenin 20/3, pas gërmës “h” shtohet gërma “i” me
këtë përmbajtje:
“Makineritë dhe pajisjet e importu ara në formën e investimeve, dosjet e të cilave me listën
analitike të makinerive e pajisjeve dhe vleftat përkatëse të ty re janë depozituar në organet doganore
para datës 1.5.1995”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1636, datë 11.11.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.