Ligj

Për dhënie amnistie

Ligji nr. 33/2024, datë 4 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
33/2024
Data e miratimit
4 prill 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 9 prill 2024
Hyn në fuqi
24 prill 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2024-04-09

LIGJ

Nr. 33/2024

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale, tërësisht ose

pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga:

a) parimi i humanizmit;

b) arritja e qëllimit të dënimit;

c) rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen;

ç) edukimi dhe rehabilitimi;

d) mbrojtja e interesit publik;

dh) dhënia e mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra;

e) rritja e eficiencës në sistemin e drejtësisë;

ë) mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “I dënuar” konsiderohet:

a) personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës

së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në

gjykatat përkatëse të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 31.3.2024;

b) personi i dënuar deri në datën 31.3.2024 nga gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe

gjykata e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.