Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 “PËR BANKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8173, datë 21 dhjetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8173
Data e miratimit
21 dhjetor 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 7 janar 1997
Hyn në fuqi
7 janar 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07

LIGJ

Nr.8173, datë 21.12.1996

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 “PËR BANKËN E

SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese” me propozimin e Komisionit të Përhershëm të Ekonom isë, Buxhetit, Financave dhe

Privatizimit,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8076, datë 22.2.1996 “Për Bankën e Shqipërisë” në nenin 42, pika 1, bëhen këto

ndryshime:

- Fjalët “zëvendësgovernatori i parë” zëvendësohen me fjalën “zëvendësgovernatori”

- Fjala “zëvendësgovernatori” zëvendësohet me fjalët “sekretari i përgjithshëm”.

Neni 2

Në të gjitha nenet e ligjit të mësipërm në të cilat ekzistojnë fjalët “zëvendësgovernatori i parë”

dhe “zëvendësgovernatori” zëvendësohen përkatësisht me fjalët “ zëvendësgovernatori” dhe “sekretari

i përgjithshëm”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1689, datë 30.12.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.