Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”
Ligji nr. 28/2024, datë 4 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 28/2024
- Data e miratimit
- 4 prill 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 74, 30 prill 2024
- Hyn në fuqi
- 15 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2024-04-30
LIGJ
Nr. 28/2024
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 125/2013,
“PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 5, shkronja “i” ndryshohet si më poshtë:
“i) për ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, sipas përcaktimeve të ligjit
nr. 24/2023, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, përveç hidrocentraleve.”.
Neni 2
Në nenin 17, shkronja “d” ndryshohet si më poshtë:
“d) operatorët ekonomikë nëpërmjet propozimeve të pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve
dhe/ose ofrimin e shërbimeve në: porte, aeroporte, energjinë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit
natyror për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, me përjashtim të prodhimit e shpërndarjes
së energjisë elektrike nga burimet hidrike.”.
Neni 3
Në nenin 18, pika 5, shkronja “a” riformulohet si më poshtë:
a) harton raportin përmbledhës, mbi bazën e të cilit autoriteti merr vendimin për shtyrjen, refuzimin
e plotë ose vazhdimin e procedurave, si dhe harton studimin e fizibilitetit për koncesionin/partneritetin
publik privat, përcakton procedurën e zbatueshme për dhënien e koncesionit/partneritetit publik privat
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.