Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8054, DATË 30.12.1995 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1996”

Ligji nr. 8172, datë 21 dhjetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8172
Data e miratimit
21 dhjetor 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 7 janar 1997
Hyn në fuqi
7 janar 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07

LIGJ

Nr.8172, datë 21.12.1996

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8054, DATË 30.12.1995 “PËR BUXHETIN E

SHTETIT TË VITIT 1996”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për Dispozitat Kryesore

Kushtetuese” me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8054, datë 30.12.1995 “Për buxhetin e shtetit të vitit 1996” në nenin 1 bëhen këto

ndryshime:

"- të ardhurat 40.070milionë lekë

- shpenzimet 70. 982milionë lekë"

Neni 2

Neni 6 ndryshohet si vijon:

"Burimet për financimin e buxhetit janë në total 30.912 milionë lekë, të specifikuara si më

poshtë:

- kredi e Bankës së Shqipërisë 5.100 milionë lekë

- bonot e thesarit 23.472 milionë lekë

- kredi të huaja 2.340 milionë lekë"

Neni 3

Në nenin 8 bëhet ky ndryshim:

Mbas fjalëve “për fushatat elektorale” shtohen fjalët “... si dhe shpenzimeve të natyrës

emergjente për institucionet buxhetore” (detyrime të prapambetura të institucioneve buxhetore dhe

pagesë TVSH-je)."

Neni 4

Çdo akt ligjor dhe nënligjor që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1688, datë 30.12.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.