PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1648, DATË 20.11.1996 “PËR THELLIMIN E MËTEJSHËM TË PROCESIT TË PRIVATIZIMIT TË BANKAVE TREGTARE ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR”
Ligji nr. 8169, datë 21 dhjetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 31 mars 1999.
- Numri
- 8169
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 7 janar 1997
- Hyn në fuqi
- 7 janar 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07
LIGJ
Nr.8169, datë 21.12.1996
PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1648, DATË 20.11.1996 “PËR
THELLIMIN E MËTEJSHËM TË PROCESIT TË PRIVATIZIMIT TË BANKAVE
TREGTARE ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për Dispozitat Kryesore
Kushtetuese”
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Miratohet me ndryshime dekreti nr.1648, datë 20.11.1996 “Për th ellimin e mëtejshëm të
procesit të privatizimit të bankave tregtare me kapital tërësisht shtetëror” si vijon:
- Në nenin 1, në fund të fjalisë të hiqen fjalët: “... si dhe të bëhet ristrukturimi i tyre”.
- Neni 2 riformulohet: “Për mbylljen e aktiviteteve jofitimprur ëse, si dhe për rritjen e
shpejtësisë së procesit të privatizimit të bankave tregtare me kapital tërësisht shtetëror, të bëhen
ndryshimet e nevojshme në rrjetin ekzistues bankar shtetëror dhe në strukturat përkatëse organizative
të tyre brenda datës 31.12.1996 dhe të zbatohen përfundimisht brenda datës 31.3.1997, por pa cënuar
shërbimin e pagesave, shërbimin e buxhetit të shtetit dhe garan timin e depozitave në bankat tregtare
me kapital tërësisht shtetëror.”
- Neni 3 riformulohet: “Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë të nxjerrin rregulla dhe
udhëzime të veçanta për të mos lejuar keqësimin e gjendjes financiare të bankave me kapital tërësisht
shtetëror.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 31 mars 1999 · 8469 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8169, DATË 21.12.1996 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1648, DATË 20.11.1996 “PËR THELLIMIN E MËTEJSHËM TË PROCESIT TË PRIVATIZIMIT TË BANKAVE TREGTARE ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.