Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8181, datë 23 dhjetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8181
Data e miratimit
23 dhjetor 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 7 janar 1997
Hyn në fuqi
22 janar 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07

LIGJ

Nr.8181, datë 23.12.1996

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS TË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për Dispozitat Kryesore

Kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 473 ndryshohet si vijon:

Kundër vendimit të formës së prerë të gjykatës së shkalës së parë, të Gjykatës së Apelit dhe të

Kolegjit Civil të Gjykatës së Kas acionit, për shkaqet e parashi kuara në nenin 472, Prokurori i

Përgjithshëm mund të ushtrojë rekurs për prishjen e vendimit në interes të ligjit.

Rekursi kundër vendimit të Kolegjit Civil të Gjykatës së Kasaci onit, shqyrtohet nga kolegjet e

bashkuara të kësaj Gjykate.

Për kalimin në seancë gjyqësore të rekursit ndaj vendimeve të formës së prerë të Kolegjit Civil

të Gjykatës së Kasacionit, duhet të vendoset në dhomën e këshil limit. Anëtarët e kësaj gjykate që kanë

dhënë vendimin ndaj të cilit bëhet rekurs nuk kanë të drejtë të bëjnë pjesë në dhomën e këshillimit.

Për shyqrtimin e rekursit, zbatohen rregullat e gjykimit në kolegj.

Rekursi në interes të ligjit ushtrohet brenda një viti nga dita që vendimi ka marrë formë të

prerë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1697, datë 30.12.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.