Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 93/2015, "Për turizmin", i ndryshuar

Ligji nr. 30/2024, datë 4 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
30/2024
Data e miratimit
4 prill 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 23 prill 2024
Hyn në fuqi
8 maj 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2024-04-23

LIGJ

Nr. 30/2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015,

“PËR TURIZMIN”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Kudo në ligj fjala “revokim/in” zëvendësohet me fjalën “shfuqizim/in”.

Neni 1

Neni 2

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. “Agjenci udhëtimi” është çdo person fizik ose juridik, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si

ndërmjetës, merr përsipër t’u ofrojë turistëve dhe personave të tjerë, si individë apo të organizuar në

grup, shërbimet e përcaktuara në nenin 47 të këtij ligji. Agjencia e udhëtimit zhvillon veprimtarinë e saj

bazuar në kontrata ndërmjetësimi për shitjen e shërbimeve të ofruara nga furnizuesit e shërbimeve të

udhëtimit dhe/ose kontrata konsulence me konsumatorin.”.

2. Në pikën 20 fjalët “personi fizik dhe juridik” zëvendësohen me fjalët “personi fizik ose juridik”.

3. Pas pikës 55 shtohen pikat 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 68, 69 dhe 70 me këtë

përmbajtje:

“56. “Apartament” është njësi banimi, e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, e

përbërë minimalisht nga një dhomë ndenjeje ose kuzhinë, një ose më shumë dhoma gjumi dhe me të

paktën një tualet.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.