PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8175, datë 23 dhjetor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8175
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 7 janar 1997
- Hyn në fuqi
- 22 janar 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07
LIGJ
Nr.8175, datë 23.12.1996
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 34, paragrafet 3 dhe 4 ndryshohen si më poshtë:
“Për personat që kryejnë krim, gjoba është jo më e vogël se 10 mijë lekë.
“Për personat që kryejnë kundërvajtje, gjoba është jo më e vogël se 5 mijë lekë”.
Neni 2
Neni 53 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ndryshohet si më poshtë:
Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji
“Gjykata, në raste të veçanta, për vepra për të cilat parashikohet një masë dënimi deri në 3 vjet
burgim dhe janë të pranishme dis a nga rrethanat lehtësuese, ka të drejtë të caktojë një dënim nën
minimum ose një lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse.
Kjo dispozitë nuk mund të zbatohet për të dënuarit përsëritës në krime”.
Neni 3
Neni 59 ndryshohet si më poshtë:
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim
“Për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit dhe rrethanav e të kryerjes së atyre veprave
penale, për të cilat parashikohet një masë dënimi deri në 3 vjet burgim, Gjykata mund të urdhërojë që i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.