PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7978, DATË 26.7.1995 "PËR FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 8183, datë 20 janar 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8183
- Data e miratimit
- 20 janar 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 11 shkurt 1997
- Hyn në fuqi
- 11 shkurt 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1997-02-11
LIGJ
Nr.8183, datë 20.1.1997
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7978, DATË 26.7.1995 "PËR FORCAT E ARMATOSURA
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 16 e 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e deputetit Afrim Krasniqi
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7978, datë 26.7.1995 "Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë", në
nenin 24 shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje:
"Shtetasit që kanë përfunduar dhe që do të përfundojnë studimet e larta me shkëputje nga puna
brenda dhe jashtë vendit, kur kanë bërë në shkollën e mesme programet e plota të edukimit ushtarak,
përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet e tij qysh nga data 26.7.1995.
Shpallur me dekretin nr.1709, datë 27.1.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.