PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTAT E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS NR.81 "PËR INSPEKTIMIN NË PUNË NË INDUSTRI DHE NË TREGTI", NR.135 "PËR PËRFAQËSUESIT E PUNONJËSVE" DHE NR.142 "PËR ORGANIZATAT E PUNONJËSVE RURALË"
Ligji nr. 8185, datë 23 janar 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8185
- Data e miratimit
- 23 janar 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 11 shkurt 1997
- Hyn në fuqi
- 11 shkurt 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1997-02-11
LIGJ
Nr.8185, datë 23.1.1997
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTAT E ORGANIZATËS
NDËRKOMBËTARE TË PUNËS NR.81 "PËR INSPEKTIMIN NË PUNË NË INDUSTRI
DHE NË TREGTI", NR.135 "PËR PËRFAQËSUESIT E PUNONJËSVE" DHE NR.142 "PËR
ORGANIZATAT E PUNONJËSVE RURALË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës nr.81
"Për inspektimin në punë në industri dhe në tregti", nr.135 "Për përfaqësuesit e punonjësve" dhe
nr.142 "Për organizatat e punonjësve ruralë".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1713, datë 31.1.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.