Ligj

PËR NDALIMIN E SKEMAVE PIRAMIDALE MASHTRUESE TË HUAMARRJES

Ligji nr. 8188, datë 23 janar 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8188
Data e miratimit
23 janar 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 11 shkurt 1997
Hyn në fuqi
23 janar 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1997-02-11

LIGJ

Nr.8188, datë 23.1.1997

PËR NDALIMIN E SKEMAVE PIRAMIDALE MASHTRUESE TË HUAMARRJES

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Huamarrja e organizuar në bazë të skemave piramidale mashtruese është veprimtari e

paligjshme.

Neni 2

Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave piramidale mashtruese të huamarrjes përbën

krim dhe dënohet me jo më pak se 20 vjet burgim dhe me konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të

paluajtshme.

Neni 3

Personat që punojnë a ndihmojnë për realizimin e skemave piramidale mashtruese të

huamarrjes, kur për shkak të punës që kryejnë kanë dijeni për këtë vepr imtari, dënohen me jo më pak

se 10 vjet burgim dhe me konfiskim të përfitimeve ose të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të

vënë prej saj.

Neni 4

Organet e prokurorisë, kur fillojnë çështjen penale, kryesisht ose në bazë denoncimi, ndaj

personave për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se janë autorë të veprave penale të përmendura në

nenet 2 ose 3 të këtij ligji, vendosin sekuestrimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, me

qëllim mbrojtjen e interesave pasurore të personave të dëmtuar dhe sigurimin e zbatimit të vendimit

penal.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi më datën 23.1.1997.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.